Tiranë, plagoset me armë pronari
i një lokali tek rruga e Elbasanit
I plagosur në këmbë ka mbetur, Fatjon Dautaj. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit me një person tjetër.
TIRANË - Plagoset me armë një i ri në ambientet e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, para pak minutash, ku i plagosur në këmbë ka mbetur Fation Dautaj. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, Dauti është pronari i një lokali në rrugën e Elbasanit.
Detaje të reja në lidhje me plagosjen e Fation Dautajt pranë zonës së njohur si “Shkolla e baletit” në kryeqytet. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, por hetohen konfliktet e vjetra të të plagosurit, ngjarje të ndodhura jashtë Shqipërisë, konkretisht në Angli.
Gjithashtu mësohet se, të plagosurit të sotëm, disa vite më parë i janë vrarë edhe dy vëllezërit. Deri më tani hetimet po zhvillohen rreth këtyre ngjarjeve.
ORA 10.45 PLAGOSET ME ARME I RIUNë vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet. Dautaj ishte duke bërë një ndërtim pranë lokalit të tij në zonën e njohur si “Shkolla e Baletit”. Deri më tani mendohet se plagosja ka ndodhur pas një debati të momentit me disa persona të tjerë.
Policia tha se, ka identifikuar autorin e plagosjes së Dautajt por emri i tij nuk është bërë i ditur. Ai është shpallur në kërkim. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë.
(Në foto: Vendi ku ndodhi plagosja tek "Shkolla e Baletit")Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2998
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Homazhe për Kadare në qytetin e lindjes
3 Korrik, 12:40
-
Botuesi flet për çastet e fundit të Kadaresë: Ambulanca pa impiantet e nevojshme, mezi kemi çarë rrugën! La diçka pa publikuar, e kishte nisur në Paris
3 Korrik, 12:34
-
Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë (FJALIMI I PLOTË)
3 Korrik, 12:06
-
Greqi/ Deputeti i Mitsotakis dhunon punonjësin e aeroportit pasi humbi fluturimin
3 Korrik, 11:57
-
Homazhet për Kadarenë/ Mevlan Shanaj: Lamtumirë gjeni! Nuk vjen më një si ai
3 Korrik, 11:56
-
Lamtumira për Ismail Kadarenë/ Personalitete nga Maqedonia e Veriut në homazhe, Ali Ahmeti: Vepra e Kadaresë të vijojë! Kasemi: Nobelin ia dhanë lexuesit
3 Korrik, 11:47
-
Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë
3 Korrik, 11:30
-
Kthehet Artan Didi, ish-drejtori i Policisë së Shtetit kërkon të drejtojë Gardën! Ja kandidatët, mes tyre edhe një grua
3 Korrik, 11:27
-
E premtja e madhe e futbollit, përcaktohet rruga drejt finales në Euro 2024! Anglia e Holanda të avantazhuara
3 Korrik, 11:25
-
'Sulltani' Demiral me 'dopietë' si mbrojtës, vendos rekord në kampionatin Evropian
3 Korrik, 11:20
-
FOTO+VIDEO/ Dy ish-presidentët Meidani e Moisiu nderojnë Ismail Kadarenë
3 Korrik, 11:19
-
Kosova nderon Ismail Kadarenë, Albin Kurti homazhe për kolosin e letërsisë shqiptare
3 Korrik, 11:14