TIRANË - Është plagosur mbrëmë me armë zjarri një agjent i policisë gjyqësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë-Mëzez të Tiranës, rreth orës 21:30, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësit të policisë Artan Skura, 36 vjeç, banues po nga ky fshat.

Fatmirësisht polici ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe fiksuar me cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës për Krime e Rënda Tiranë për veprën penale të ”vrasjes së mbetur në tentativë të punonjësit të Policise së Shtetit dhe Mbajtjes pa leje te armëve të zjarrit”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)