Për plagosjen e dyfishtë në Rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, Policia ka arrestuar Florjan Musajn dhe Gjon Pelivaninin. Shkak i plagosjes mendohet se ka qenë një konflikt mes Florjan Musajt dhe dy personave të tjerë. Pas debatit, Gjon Pelivani që njihet edhe emrin Valemend Pelivani ka shkuar pranë lokalit për tu sqaruar me Florjan Musajn.

Duket se sherri ka perceptuar në grushte dhe ofendime, çka ka bërë që Florjan Musaj të nxjerrë një pistoletë dhe të qëlloj në drejtim të Valmend Pelivanit. Nga të shtënat është plagosur Valemend Pelivani dhe Renato Hoxha. Burime nga Policia e Tiranës sqarojnë për Report Tv se pronari i lokalit nuk ka dashur ti vrasë Gjon Pelivanin dhe miqtë e tij, prandaj ka qëlluar në drejtim të këmbëve.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët i akuzon për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë. 24-vjeçari F.P dhe 22-vjeçari R.P kanë pasur armë në dorë dhe kanë kërcënuar pronarin e lokalit, ku në një moment edhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Dy të rinjtë i janë përgjigjur të shtënave me armë, thonë burime policore, dhe ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur edhe një pistoletë me dy fishekë. Ngjarja ndodhi ditën e premte ku Gjon Pelivani mendohet se ka kërcënuar pronarin e lokalit, Florjan Musain. Të shtënat kanë tronditur banorë në zonë, të cilët kanë vrapuar për ti shpëtuar plumbave. Një ndër personat e arrestuar Valmend Pelivani është një emër i njohur për Policinë.

Ai është përplasur me armë në vitin 2015 me grupin e Emiljano Shullazit, por Pelivani tha më pas se nuk i kishte parë personat. Gjithashtu te Rruga e Kavajës Pelivani ka kërcënuar një person, bashkë me një ish-oficer burgjesh. Përveç debateve të çastit, Policia po heton edhe ndonjë konflikt të vjetër mes personave që u përplasën me armë ditën e premte në Tiranë.

[gallery]25577[/gallery]

d.c./shqiptarja.com