Tiranë- Një konflikt që dyshohet se ka nisur në Turqi mendohet të jetë shkaku i plagosjes së mbrëmjes të së hënës në zonën e Saukut, ku mbeti i lënduar turku Halil Uçar. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, i lënduari, 36-vjeç ka deklaruar se nuk e njeh autorin e ngjarjes (gjithashtu turk), dhe se nuk ka asnjë konflikt me të.
Ndërkohë Policia ka zbardhur të plotë dinamikën e plagosjes. Sipas bluve autori dhe i plagosuri kanë qenë në tavolina të ndara dhe në kate të ndryshme. Autori, i paidentifikuar, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.
Pas ngjarjes është ai arratisur me shpejtësi nga zona. Policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po punon me Interpolin jo vetëm për identifikimin, por edhe problemet që mund të kenë pasur. Në vendngjarje dhe te tavolina ku ka konsumuar darkën janë marrë materiale gjenetike të plota për identifikimin.
Paraprakisht Policia nuk përjashton mundësinë e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi.
Gjatë incidentit, i plagosuri u qëllua me një plumb në shpatull, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori, dyshohet se ka tentuar disa herë të qëllojë ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi pistoleta i është bllokuar.
______
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Report Tv ka siguruar foton e turkut të shpallur në kërkim nga policia pasi plagosi me armë zjarri një bashkëatdhetarin e tij, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Saukut, në Tiranë. Ende nuk dihet emri i autorit turk, i cili plagosi bashkëatdhetarin e tij Halil Uçar, për shkaqe që dyshohet të kenë nisur në Turqi.

Report Tv ka siguruar foton e turkut që plagosi bashkatdhetarin e tij në natë më parë në zonën e Saukut. Policia po punon për identifkimin e tij.
Sipas hetimeve paraprake nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi.
Komente










