TIRANE –Policia e Tiranës deklaroi sot paradite se janë identifikuar autorët e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë kompleksit “Grand”, në afërsi të Qytetit Studenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 23.00, pak më lart se shkolla “Mihal Grameno”, kur është qëlluar me një plumb në këmbë, Erivn Gjini, nga Laçi.
Sipas policisë autorët janë Altin dhe Ermir Cara të cilët janë shpallur në kërkim. Autorët dhe i plagosuri njiheshin me njëri tjetrin.
PLAGOSJA
Burime policore kanë bërë të ditur, se Gjini ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Smart” dhe në rrugë është konfliktuar me një tjetër person, edhe ai me autoveture, por të tipit “Audi”. Nuk dihet me saktësi, nëse të dy personat janë konfliktuar për radhën e kalimit, apo ndonjë gërvishtje, por sipas policisë, sherri ka qenë banal i çastit. Duke debatuar, autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar një herë drejt Ervin Gjini, duke e lënë të plagosur e duke ikur në rrugicat mes pallateve.
Mbrëmë policia ngriti postblloqe për të mundësuar kapjen e autorit, ndërsa shoqëroi në komisariat rojet e parkimit (ku edhe ndodhi ngjarja) dhe dëshmitarë të të ngjarjes. Deri pas mesnatës së djeshme, nuk ishin identifikuar autorët, ndërkohë që Gjini ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sot paradite policia tha se ishin shpallur në kërkim Altin dhe Ermir Cara.
Jo më larg se pasditen e 4 shkurtit, një 30-vjeçari nga Durrësi i zunë pritë disa persona ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur Denis Shtrezi.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com