U vra në Tiranë, Amarildo Hoxhallari në 2015 u arrestua si porositësi i atentatit ndaj Pajtim Serjanit! Në atë kohë mbeti i plagosur miku i Emiljano Shullazit dhe një polic

U vra në Tiranë, Amarildo Hoxhallari në 2015 u arrestua si porositësi i atentatit ndaj Pajtim Serjanit! Në atë kohë mbeti i plagosur miku i Emiljano Shullazit dhe një polic

1724523783_vrasjenetirane.jpg

Foto: Ne 'Astir' ku Amarildo Hoxhallari u godit me thikë

Shqiptarja.com mëson detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur sot pasdite në zonën e “Astirit” në Tiranë. Mësohet se Amarildo Hoxhallari rezulton që në janar 2015 të jetë arrestuar si porositës i atentatit ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 në Rrugën e Kavajës mbeti i plagosur Serjani dhe efektivi i GOS Roland Meta I cili ndodhej i ulur në tavolinë me të. Ndërkohë 1 km më larg vendit të krimit u gjet  vrarë Artur Baze i cili sipas policisë atëherë ishte paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin.

Atëherë policia arrestoi kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallarin si të dyshuar se ishin porositësit dhe financuesit për të ekzekutuar Pajtim Serjanin, mik i Emiljano Shullazit. Ndërkohë në korrik 2024 GJKKO vendosi konfiskimin e pasurisë së Aurel Hoxhallarit i cili u dënua me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të 2018 të Tiranë.  

Ja Çfarë shkroi shqiptarja.com për atentatin e 5 janarit 2015

Shkrimi origjinal mban daten 11 janar 2015 
Mbrëmjen e 5 janarit Tirana u përfshi në dy ngjarje të njëpasnjëshme, që të dyja atentate, por njëra në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar. Në të dy atentatet u sulmuan miqtë e Emiljano Shullazit dhe vetë ky i fundit, ndonëse zyrtarisht Policia e Tiranës, rrëzoi lidhjen mes dy ngjarjeve të rënda. Në rrugën e Kavajës, në një lokal, u qëllua tavolina në të cilën qëndronin katër miq të Shullazit. Një person i maskuar hyn i armatosur dhe shkrehu armën mbi Pajtim Serjanin. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi i GOS Roland Meta, i cili pasi e ka lajmëruar atentatorin: “Ndal policia”, ky i fundit ka qëlluar mbi të dy herë. Atëherë Meta është kundërpërgjigjur duke e goditur me armën e punës.

Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se dyshohet për vrasës me pagesë. Hetimet, verifikimet, lidhjet dhe një sërë provash, që policia pretendon se ka siguruar në harkun kohor të pesë ditëve, kanë nxjerrë në pah, emrat e dy kushërinjve, të cilët dyshohet se organizuan edhe sulmin me armë mbi miqtë e Shullazit. Policia e Tiranës, po edhe ajo e Shtetit, janë shumë të kujdesshme në dhënien e detajeve, pasi gjithçka pritet t’i kalojë për kompetencë prokurorisë.
 
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se atentatori-viktimë i shkëmbimit të zjarrit në rrugën e Kavajës, Artur Baze, ka qenë i paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin. Policia nuk bën me dije se cili ka qenë motivi që i ka shtyrë dy djemtë për të paguar për vrasjen e mikut të Shullazit, ndërsa mësohet se emrat e dy Hoxhallarëve kanë dalë gjatë verifikimit të disa provave të sekuestruara në vendin e ngjarjes. Policia, ndonëse ka bërë të mundur arrestimin e tyre tashmë, duke i vënë edhe nën akuzë, ende nuk është mësuar asnjë e dhënë mbi autorët e atentatit ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, atentat që u krye thuajse në të njëjtën kohë më ngjarjen e rrugës së Kavajës.


Lajmi kryesor:

Tiranë, u godit 4 herë me thikë tek 'Astiri', vdes në spital Amarildo Hoxhallari! Në 2015 pagoi të vritej miku i Shullazit! Arrestohet autori! Dyshohet se viktima i ngacmoi të dashurën (EMRAT + VIDEO)


S.G/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano