Tiranë, plehrat e Sharrës të
koncentruara po ndotin Erzenin

Tiranë, plehrat e Sharrës të<br />koncentruara po ndotin Erzenin
TIRANE - Mbi 30 mijë ton mbetje organike dhe inorganike depozitohen në një muaj në landfillin e Sharrës. Ekstrakti i plehrave, është një sipërfaqe ujore që në gjuhën profesionale quhet shllam. Dy vjet pas krijimit të landfillit, këtij ekstrakti iu bënë analizat për të monitoruar përmbajtjen e lëndëve te dëmshme. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, Ali Coka, deklaron se laboratori ka arritur në përfundimin se shllami përmban mbi 15 metale të rënda, të cilat nuk duhet të ishin në përbërje të tij, pasi transformohen në lëndë kancerogjene.

Absurdi qëndron në faktin se i gjithë ky ujë ekstrakt, kullon nga landfilli i Sharrës dhe  përfundon në ujërat e lumit Erzen. Pjesa ku kalon ekstrakti i plehrave ka ngjyre të erret, ndërsa në pjesën tjeter lumi ruan ngjyrën e tij natyrale. Pra, gjithë plehrat e Tiranës të koncentruara përzihen me rrjedhën e Erzenit, që vijon në qytetin e Durrësit, për t’u derdhur më pas në detin Adriatik.

Banorët e zonë thonë se në lumë pijnë ujë bagëtitë që mund të bëhen kështu përcjellës të ndotjes tek njerëzit, që konsumojë produktet e tyre. Analizat e kryera në laboratorin italian, tregojnë se nga muaji shtator deri në dhjetor te 2010, disa nga vlerat e metaleve kanë pësuar rritje.

Nëse në landfill do të hidheshin vetem plehrat e pariciklueshme, nuk do të arrihej deri këtu, pasi ato dekompozohen me lehtë dhe janë më miqësore me mjedisin se plastika. Por me hedhjen e përzier të plehrave, landfilli do të ketë jetë ndoshta edhe për dy vite të tjera, deri në mbushjen totale të tij.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania