Tiranë - Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë teksa po transportonin një thes që përmbante 7.3 kilogramë kanabis.
Të rinjë, dy banues në Vorë dhe njër banues në Dibër janë arrestuar në flagrancë në Rrugën e Limuthit, në Vorë, teksa transportoin thesin me kanabis
"Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë" informoi sot policia.
Të rinjtë janë identifikuar me inicialet G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç dhe A. K., 20 vjeç
Po ashtu, blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën të 20 vjeçarit në Dibër, janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1 kilogram tjetër kanabis.
Arrestimi i të rinjve u bë në sajë të operacionit policor të emërtuar "Collaboration".