Tiranë - Dy punonjës policie bashkiakë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se Eugen Saliasi ka goditur eprorin e tij, Alfred Xhoxhaj në zyrë.

Kallëzimi në polici është bërë nga ky i fundit një ditë më parë.

Policia ka arrestuar Saliasin për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. S., 34 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin A. Xh., në ambientet e punës", njoftoi sot policia.