Tiranë, policia 260 gjoba automjeteve
për shpejtësinë dhe sinjalistikën

Tiranë, policia 260 gjoba automjeteve<br />për shpejtësinë dhe sinjalistikën
TIRANË - Policia e Tiranës bën të ditur sot se vetëm 24-orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 260 masa administative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara të automjeteve.

Policia njofton se, duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e policisë janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një levizje sa më normale në rrugë.
 
Gjithashtu, shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj.
 
Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës