TIRANË - Tre persona janë vënë në pranga nga policia pasi u janë kapur 4 armë. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, në një aksion në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë arrestuar Fatbardh Bardhi, 27 vjeç dhe Sajmir Bardhi, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre është bërë pasi, gjatë një kontrolli në një makinë tip “Mercedez Benz” me targë TR 2081 K, në afërsi të Piramidës ka gjetur 3 armë zjarri, dy pushkë dhe një çifte. Bashkë me armët janë sekuestruar edhe fishekë.
Menjëherë ata janë vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 1, ndërsa, janë duke u marrë në pyetje nëse armët do shiteshin apo do të kryhej ndonjë krim.
Paralelisht me këtë aksion, një tjetër person është arrestuar për armë, këtë herë në Kashar. Policia e Tiranës bëri të ditur se, është vënë në pranga Neritan Sulaj, 27 vjeç.
“Pas kontrollit të imtësishim të ushtruar, falë posedimit të informacioneve, u gjent një armë zjarri tip Shotgun si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh automatike”, bëri të ditur policia e kryeqytetit.
Ndaj tre personave të arrestuar, është ngritur akuza e “armëmbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe dosja i është dërguar Prokurorisë së Tiranës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com