TIRANE- Arrestohet nga policia gjatë orëve të vona të së hënës në zonën e Kombinatit 24-vjeçari Erind Kavalli. Gjatë kontrollit, 24-vjeçarit ju gjet një pistoletë pa leje. Sipas informacioneve, dyshohet se i riu do e përdorte armën për të kryer një vrasje.
Menjëherë, sapo kanë marrë informacione në rrugë operative, efektivët bënë të mundur arrestimin e tij. Burime bëjnë me dije se Kavalli është banues në Nishtullë të Durrësit. Po kështu efektivët e seksionit të narkotikeve të komisariatit nr.6 të kryeqytetit, bënë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit Erjon Avrami.
Pas një kontrolli, Avramit ju gjet një sasi prej 0.6 gr Heroinë. Policia ka nisur hetimet e mëtejshme, për të zbuluar sa më shumë detaje dhe informacione rreth këtyre ngjarjeve.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com