Tiranë, policia asgjëson 2 000 rrënjë
hashash të mbjella në 11 parcela

Tiranë, policia asgjëson 2 000 rrënjë<br />hashash të mbjella në 11 parcela
TIRANE- E konsideruar si një bimë fitimprurëse, hashashi këtë herë ka gjetur strehë në plot 11 parcela në zonën e Zall-Bastarit në periferi të kryeqytetit.
 
Komisariati numër 4 ka mundur të asgjësojë afro 2000 bimë narkotike të mbjella, të cilat ishin në fazë pjekje dhe gjatësia e kësaj bime kishte arritur në mbi 1.5 metra.

Dy persona, Nazmi Mahmutaj dhe Bilal Aruçi, janë ndaluar si të dyshuar në posedimin e sipërfaqes së tokës dhe bimës narkotike.
 
“A1 Report” ka mundur të sigurojë pamjet e këtij operacioni ku duket qartë prezenca e bimëve, si dhe asgjësimi që kryhet nga uniformat blu.
asgjesim hashash 2
asgjesim hashash 1
(Foto: Policia e Tiranës duke asgjësuar lëndën narkotike)
 
Sezoni i verës ka bërë që kërkesa për kosumim të kësaj lënde narkotike të njohë një rritje, ndërsa nuk kanë munguar operacionet policore si në rrethe të ndryshme të Shqipërisë ku sekuestrimet thuajse janë të përditëshme, por dhe nga Drejtoria e Qarkut Tiranë, ku kjo sasi konsiderohet si një ndër asgjësimet në sasi më të mëdha deri më tani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!