Tiranë, Policia e Suedisë: Jeni shumë
më të angazhuar nën drejtimin e ri

Tiranë, Policia e Suedisë: Jeni shumë<br />më të angazhuar nën drejtimin e ri
TIRANE - Zv.shefja e Programit të Policisë Suedeze tha sot në Tiranë se "Ministria e Brendshme nën drejtimin e ri është shumë e angazhuar për policim në komunitet," gjatë një takimi pune me drejtues të policisë shqiptare.

"Po shoh se po bëhet progress konkret në përmirësimin e performancës së policisë për të menaxhuar burimet njerëzore; Policia e Shtetit është shumë e përkushtuar në këtë drejtim,"- tha ajo. - "Mbështetja nga kolegët është gjëja më e mirë dhe gjatë takimeve tona kemi vënë re që ata janë shumë të interesuar për projektin e menaxhimit të policimit në komunitet."

Zv.shefja e Programit të Policisë Suedeze ishte pjesë e një delegacioni të nivelit të lartë të Policisë së Suedisë, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe zyrtarë të ambasadës suedeze në Tiranë, që sëbashku me krerë të policisë shqiptare, kishin ardhur në Tiranë për të shkëmbyer përvojën e punës lidhur me policimin në komunitet dhe projektet në këtë fushë.

Në takim, nga pala shqiptare, merrnin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. z. Hysni Burgaj dhe drejtues të policisë në qarqe. Burgaj e vlerësoi shumë nevojën e bashkëpunimit me kolegët suedezë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kryqëzimi’ i Hysajt në rrjet, Mitaj i del në krah: Jo e hijshme ta kritikojmë, ka dhënë shpirtin për kombëtaren

‘Kryqëzimi’ i Hysajt në rrjet, Mitaj i del në krah: Jo e hijshme ta kritikojmë, ka dhënë shpirtin për kombëtaren