TIRANË - Policia Rrugore në Tiranë vetëm në 24 orë ka vendosur 930 masa të ndryshme administrative rrugore, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara.

Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Tiranë paralajmëron ndëshkime të rrepta, pa hezitim, të të gjithë atyre drejtuesve të automjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor.

Konkretisht në: parkime të gabuara, parkime dyshe, moszbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj.
 
Policia e Tiranës, në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)