TIRANË - Pas largimit nga detyra të 88 efektivëve të policisë rrugore në komisariatin e kryeqytet ku 77 policë dhe 11 oficerë u gjetën me shkelje, kryqëzimet e Tiranës prej dy ditësh drejtohen nga policët e rinj.
Mosha e efektivëve të policisë rrugore varion nga 26 deri 32 vjeç. Djem e vajza me uniformë, prej dy ditësh përballen me Trafikun e Tiranës.
A1Report ka vëzhguar disa nga këta policë, ku veç trafikut nuk lënë pas dore ndihmën për qytetarin duke ndihmuar moshën e tretë të kaloj në vijat e bardha.
Gazetari i A1Report, Arsen Rusta ka vazhguar punën e efektivëve të rinj të policisë. I ndodhur në kryqëzimin e Laprakës, ai ka kërkuar edhe mendimin e qytetarëve në lidhje me këto ndryshime. “Kjo që po bëhet tani është një gjë e mirë pasi policët e rinj që janë vendosur, kanë kulturë. Ata shpresojnë që kjo mënyrë pune të vazhdojë sa më gjatë”, thotë qytetarët.
Efektivët e rinj të policisë rrugore, janë përzgjedhur në bazë të arsimit të lartë, barazisë gjinore, perfomancës së lartë në punë.
Ndërsa burime për A1report nga Ministria e Brendshme konfirmuan se brenda pak kohësh do të ndërhyhet në të gjitha komisariatet rrugore të drejtorive të policisë në të
gjithë qarqet.
.
(Ne foto: Policia rrugore sot ne kryeqytet)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ministria: 4 kriteret e përzgjedhjes