Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'

TIRANË - Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kryeqytet. Shtetasi E.B., banues në Tiranë bënte porosi online nga telefoni dhe kur ato vinin pranë banesës së tij, ai merrte porosinë në kërcënimin e thikës ndaj dërguesit dhe nuk paguante paratë.

Kjo rezulton të jetë kryer në raste gjatë këtij muaji në datat 15, 21 dhe 27 dhjetor. Porositë për celular vinin me pako nga korrierët në banesën e tij dhe ai dilte nga shtëpia, teksa ishte në masën ‘arrest në shtëpi’ për të njëjtën vepër.

Policia sekuestroi gjatë finalizimit të operacionit 'Porositësi', një celular të vjedhur më datë 27 dhjetor dhe një shumë parash. Ndërkohë vijon dokumentimi për vepra të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

'Si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas porosiste produktet(aparate celular) në adresën e banesës së tij dhe kur korrierët mbërrinin për të dorëzuar pakon, i kërcënonte me thikë, duke u marrë celularin pa paguar. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në datat 15,21, dhe 27.12.2024, ka kryer të njëjtën veprimtari të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i vjedhur me datë 27.12.2024 dhe një shumë parash.', njofton policia.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë