Cilat ishin ngjaret me më shumë rëndësi në historinë e saj? Kush dhe nga ku u ndikua që ushtarakisht deti shqiptar që të ishte më i sigurtë? Cilat janë përpjekjet me më shumë rëndësi në Historinë e Flotës Ushtarake Detare Shqiptare? I ftuar në studio përballë Eljan Taninit në Esencë ishte Artur Meçollari,
Ish Zëvendës Komandant i Forcave Detare të Shqipërisë. Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel, ora 21:00 në Report Tv.
Eljan Tanini: Me çfarë dhe kë nis një ngjarje e madhe në lëvizshmërinë detare ushtarake të vendit tonë?
Artur Meçollari: -Postali, anija që e bënte shërbimin logjistik në Sazan, u prodhua në kantierin e Durrësit më 15 gusht 1978, deri në vitin 1997 funskionoi, quhej anija 22 Tetori. Ishte anije me ngarkesa të ndryshme.
Është prodhim model i peshkatoreve, Gani Ismailati ishte inxhinieri i saj, sot ajo është e mbytyr pranë Petroliferës. Kemi anije që u mbytën për disa kushte të ndryshme, nga njeriu dhe kushtet.
Eljan Tanini: -Përse ne dhe Greqia kemi kaluar në gadishmëri luftarake? Si vijojnë më pas ngjarjet me rëndësi në flotën tonë?
Artur Meçollari: -Shqipëria dhe Greqia kanë kaluar në gadishmëri luftarake numër një, viti 1994. U bë një imitim minimi, jo minim origjinal në Gjirin e Korfuzit për parandalimin e një sulmi grek, e gjitha është bërë natën. 4 ditë më pas unë jam urdhëruar të shkoj me gjuajtësin e madh në Palermo.
Anija greke hyri në ujërat tona, nuk dëgjonin të ndalonin, ndërkohë unë i qendrova përballë, më pas i ndoqa. Ndërkohë ishte dhënë lajmi në tv greke që një anije ushtarake shqiptare hyri ne ujërat greke.
Në atë kohe u fol që unë duhet të dënohesha, Muharrem Kuçana Ish Komandant i Flotës më ndihmoi që mos të kishte dënim për këtë qëllim. Pak kohë më parë një avion grek kishte hedhur fletushka mbi Gjirokastër, piloti që nuk ishte ushtarak u dekorua. Anija sot është e prerë, e copëtuar për përfitim personal.
Gjuajtësi i Madh Ushtarak Vjosa erdhi nga Bashkimi Sovjetik. Marrëveshja e vitit 1957 parashikonte dhënien e katër gjuajtësve, ndërsa marrëveshja e vitit 1959 sjelljen e dy gjuajtesve të tjerë
15 mars 1958 është ngritur flamuri luftarak shqiptar në Durrës me ardhjen e këtyre anijeve, 26 Mars kanë hyrë në Sazan dhe kanë bërë marrjen e detyrës. Komandanti i gjuajtësit të parë është ende gjallë, Sandër Gjeçi. Të manovrosh me këto anije është pak e vështirë sidomos me 3 motorra, lëviznin me naftë DS, gati 300 litra në orë, 52 me 24 metra e gjatë. Ishte e klafisifikuar si anije në luftën kundër nëndetëseve, sot është në skrap. Funksionoi deri në vitin 2012.
Motovedeta Mujo Ulqinaku, anija ku Spiro Kote kreu aktin e famshëm. U hodh në det në Prill të vitit 1946, ishte motovedetë gjermane, e përdorur nga gjermanët në Sarandë, është riparuar, prill 1946 u hodh në ujë. Kjo anije ka marrë pjesë edhe në minimin ë Kanalit te Korfuzit, ajo çoi në Sazan Kapitenin e parë të marinës shqiptare, Abdi Matin.
Vlash Bushi kishte parë minime detare, Anastas Qendro ka qenë kapiteni i saj. Ata kishin prova që minimin e kishim bërë ne, Vlash Bushi e kish parë.
Anija Kozma Nushi, ishte prodhuar në Kanada, ishte rimorkiator detar. Kozma Nushi ishte shumë i qendrueshëm në dët. Shërbeu deri në vitin 2015, është anija më e vjeter në Shqipëri.
Ishin 3 dragamina jugosllave prej druri, erdhën këtu në Maj të vitit 1948 për çminimin e Rrugës Medri, sepse Adriatiku ishte i minuar, çminimi u bë me ekuipazh shqiptar, çminim përpara se të vinin anijet sovjetike.
Ne vitin 1949 kanë ardhur 3 anije italiane, 161 anije duhet ti jepte italia Bashkimt Sovjetik për çështje të luftës.
Italianët i sollën anijet në Gjirin e Vlorës, 1948, për dy muaj u bë ndërrimi i ekuipazhit, u lejua edhe kalimi i simboleve, kjo nuk bëhej dot pranë vendeve të Detit të Zi.
Gjiri i Vlorës, hapësirë e madhe e pasur, janë mbytur disa anij në 315 km katrorë, në të gjithë tërritorin.
Një anije e mbytur për 50 km katrorë, i gjithë territori ka rreth 120 anije të mbytura, Vlora dhe Kanali i Otrantos janë zonat më të prekura. Një anije u largua nga ne dhe u mbyt në Danub.
Minimi ka qenë një operacion detar shumë I rrezikshëm. Bregdeti shqiptar krijonte një farë frike, tetor 2019 admiraliatit britanik i nisa një letër me detaje për këtë vijë bregdetare, ata kanë lexuar shumë detaje nga ne.
Marina Shqiptare ose Shërbimi Ushtarak Detar fillon në vitin 1926.
15 shkurt 1926, marinarët tanë kishin uniformat shqiptare, data kur anija e parë hyri në Portin e Durrësit, ndryshoi flamurin.
Në 3 periudha të ndryshme ka patur emra të ndryshëm. Deri në vitin 1958 quhej Marina Ushtarake, nuk ishte flotë dhë as forcë, kanë qenë komandantë, katër të parët ishin italianë
I pari ishte Abdi Mati, 23 Shkurt 1945, nis me të, Shef i Seksionit të Marinës. Kur ishte Ferik Hado ka ndodhur incidenti i dytë i Korfuzit, i pari incident kur ishte Abdi Mati.
1950-19554, komandant ishin tre oficerë të tjerë, Stavri Çika, Shefqet Pinari dhe Xhemal Shani.
1954 prapë Abdi Mati.
Ne vitin 1958 kur drejtonte Teme Sejko, nisi të quhej Flota Luftarake Detare.
Nga viti 1993 e mbrapa është quajtur Forcë Detare. Vendet latine i quajnë marina, vendet lindore i quajnë flota dhe vendet anglosaksone i quajne forcë.
Operacioni i parë i çminimit, dhjetor 1948, deri në janar 1949, nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint ku ishte Via Medri, çminimin e bënë tre motovedeta ruse. Në bazë të anijes që do të godasësh bëhet edhe minimi i detit.
Sot bregdeti shqiptar nuk është më i minuar.
Çminimi është një operacion me risk të lartë.
Peshkatoret që dilnin në det duhet të shoqëroheshin me njerëz të armatosur.
Ishte 3 korrik 1948, Çelik Hoxha dhe Isuf Galiçiç ishin në bord, ishin 5 vetë. Motoristi Mici i hedh ujë motërëve ku kishte edhe naftë.
Të 2 oficerët i hedhin në det, i lidhin, ata donin te arratiseshin, vetëm Mici e tregoi ngjarjen përballë autoriteteve.