TIRANE-Dy të rinj janë autorët e vjedhjes me armë të një kazinoje një ditë më parë në kryeqytet. Policia ka njoftuar sot vënien në pranga të 22 vjecarit Roland Bocova, banues në Fier dhe 21 vjecarit Erjald Dauti, banues në Tiranë. Dy të rinjtë rreth orës 15 30 të ditës së djeshme nën kërcënimin e armës realizuan vjedhjen e “Electronic Casino”, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Dy të rinjtë arritën t’i grabisnin punjonjësit të kazinosë një shumë të konsiderueshme parash. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes me armë “
Një tjetër grabitje e ngjashme ndodhi edhe ditën e djelë në një tjetër kazino në zonën e Tiranës së Re ku grabitësit morën rreth 500 mijë lekë të vjetra.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Një tjetër grabitje e ngjashme ndodhi edhe ditën e djelë në një tjetër kazino në zonën e Tiranës së Re ku grabitësit morën rreth 500 mijë lekë të vjetra.
(jd/shqiptarja.com)











