TIRANE - Një Kryeinspektor policie është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e kësaj të premte pasi është kapur më një sasi prej 3.6 kg lëndë narkotike kokainë dhe 0.5 kg heroinë, e cila u zbulua dhe sekuestrua në banesën e tij.
Në prangat e policisë ka rënë Kryeinspektor Hamëz Demushi, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij është kryer nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, Kryeinspektor Demushi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.
Arrestimi i efektivit të Policisë, ka ardhur pas hetimeve të kryera dhe mbledhjes së provave ndaj tij. Hetimet janë zhvilluar nga SHÇBA, në bashkëpunim me Task Forcën në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, duke aplikuar metodat special të hetimit. Nga këto hetime rezultoi se punonjësi i policisë Hamëz Demushi, është pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike, të të gjitha llojeve e shtrirë kjo në Kosovë dhe Shqipëri.
Veç lëndës narkotike policia ka sekuestruar gjithashtu edhe:
1 presë që shërbente për presimin e lëndës narkotike
2 kompjuterë Lap-top;
6 telefona celularë dhe mbi 30 karta SIM të kompanive celulare shqiptare dhe kosovare
Një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shit-blerje partamentesh dhe automjetesh, si dhe dokumenta të tjera të rëndësishme për hetimet.
Së bashku me policin Hamza Demushaj, janë shoqëruar në polici dhe disa persona të dyshuar si pjesë e trafikut të narkotikëve. Sakaq, deri tani mbetet e paqartë mënyra se si Demushaj e ka siguruar lëndën narkotike ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të Demushit si dhe bashkëpunëtorëve të tij.

(Foto: Efektivi i policisë që u arrestua, Hamëz Demushi)
Ora 19:30 Njoftimi i plotë i policisë
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arrestuar në flagrancë, Kryeinspektor Hamëz Demushi, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë.
Ky punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.
Në banesën e Hamëz Demushit është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë. Gjithashtu janë sekuestruar:

Hetimet janë zhvilluar nga SHÇBA, në bashkëpunim me Task Forcën në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, duke aplikuar metodat special të hetimit. Nga këto hetime rezultoi se punonjësi i policisë Hamëz Demushi, është pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike, të të gjitha llojeve e shtrirë kjo në Kosovë dhe Shqipëri.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi si dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ora 19:05 Shoqërohen disa persona, dyshohet pjesë e trafikut
Detaje të reja janë zbuluar nga ana e policisë, në arrestimin e efektivit të komisariatit nr.3 në Tiranë. Sipas informacioneve nga policia, saktësohet se sasia e sekuestruar në banesën e efektivit Hamza Demushaj është 3.1 kg kokainë dhe rreth 0.6 kg heroinë, pasi fillimisht gjatë arrestimit u bë e ditur për 2 kg kokainë.
Po ashtu bëhet e ditur se disa persona janë shoqëruar dhe dyshohet se edhe ata të kenë lidhje me trafikun e narkotikëve.

Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO