TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme në kryeqytet, pronarin e një fabrike çimentoje. Roland Kroi, 34 vjeç, kundërshtoi shërbimet policore gjatë një kontrolli që po ushtrohej në aktivitetin e tij.

Pronari i fabrikës së çimentos u konfrontua me oficerët e policisë, duke mos i lejuar të ushtrojnë kontroll.

Për shkak të kundërshtimit të shërbimeve policore, 34-vjeçari u shoqërua në komisariat.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)