TIRANE- Kalon në kontroll rutinë të partrullës së komisariatit numër 1 në kryeqytet në aksin e rrugës së Elbasanit, por arrestohet në flagrancë për armëmbajtje pa leje Marjo Lushnja, 30-vjeçari me origjinë nga qytetit i Durrësit.
 
Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit të automjetit, këtij shtetasi i është gjetur një pistoletë makarov me mulli me 5 fishekë.
 
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj armbajtje pa leje, ndërsa i riu ishte nisur në drejtim të Saukut.
 
Aktualisht ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje në lidhje me destinacionin dhe arsyen e armës, pasi dyshohet se me këtë armë mund të kryente një krim.
 
I riu ka shfaqur shenja nervozizmi gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ç’ka ka shtuar dyshimet e patrullës për një kontroll më të imtësishëm të automjetit, por edhe shtetasit Mario Lushnja.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)