Tiranë, prokuroria:Burg pedofilit
72-vjeçar, tentoi të puthë 14-vjeçaren

Tiranë, prokuroria:Burg pedofilit<br />72-vjeçar, tentoi të puthë 14-vjeçaren
TIRANË - Është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu me akuzën e pedofilisë, por 72-vjeçari Haxhi Ruka mohon akuzën, ndërsa prokuroria në përfundim të hetimeve e gjen fajtor të moshuarin dhe kërkon për të burgim.

Ruka u arrestua nga uniformat blu më 10 mars të këtij viti në Tiranë dhe ndodhet me masë sigurie “arrest me burg”, ndërsa gjykimi pritet të fillojë në shtator.
 
Sipas hetimeve të kryera nga organi i akuzës, Ruka banonte në të njëjtin pallat me minorenen 14-vjeçare, të cilën e ngacmoi në ashensor.
 
Sipas organit të akuzës dhe pse ka hasur në rezistencën e të miturës, pedofili 72-vjeçar ka tentuar ta puthë të miturën në buzë, duke insistuar e vazhduar më tej, e duke e ftuar atë për në shtëpinë e tij, pasi ndodhej vetëm.
 
Dhe pse i marrë në pyetje pas arrestimit, Haxhi Ruka mohon ngjarjen, por organi i akuzës ka prova dhe fakte, të cilat vërtetojnë çka ndodhur, si dhe bazuar në dëshminë e 14-vjeçares R.K e gjithë ngjarja konsiderohet reale. Për veprën e turpshme tashmë autori do të përballet me verdiktin e drejtësisë.
 
Kërkesa është depozituar në dhomën penale të gjykatës së kryeqytetit, ndërsa pritet që i moshuari pedofil në shtator të dalë para gjykatës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë