Një 41-vjeçar është dëmtuar gjatë kohës që ka qenë duke punuar në rezidencën  e 'Kodrës së Diellit 2' në Tiranë. Punëtori Z.H., 41 vjeç teksa po transportonte materialet  e punës duke ngritur hekura është rrëzuar në rrugë duke u dëmtuar. Pas rrëzimi, në rrugë po kalonte një kamion që nuk ka mundur të reagojë në kohë për të manovruar duke i shtypur edhe këmbën.

41-vjeçari është dërguar në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm. Në lidhje me ngjarjen po hetohet në gjendje të lirë inxhinieri i zbatimit të planit të punës dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë, 35-vjeçari T.G.

Ndaj tij rëndon veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.