Tiranë- Ankesa e një qytetareje për zhurmat që vinin nga një lokal pranë banesës së saj, ka denigruar situatën deri në konfrontim fizik dhe përleshje fizike me Policinë e Tiranës, të 6 personave të dyshuar, 4 prej të cilëve u prangosën.
Komisariati nr. 2 njoftoi sot (31 Tetor) se agjentët e Seksionit të Hetimit të Krimeve prangosën pas procedurave të para të dyshuarit E. Sh., 40 vjeç, A. K., 21 vjeç, E. P., 21 vjeç, D. O., 21 vjeç, banues në Tiranë. Incidenti ndodhi në zonën e "Tiranës së re".
Ata janë të dyshuar për veprat penale "kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "goditjet për shkak të detyrës", "kanosja për shkak të detyrës" dhe "prishja e qetësisë publike".
Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasit O. S., 21 vjeç, dhe E. L., 51 vjeçe, për veprat penale "mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "prishja e qetësisë publike".
“Këta persona, mbrëmjen e djeshme (30 Tetor), në rrugën "Tish Daija", kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si dhe një qytetare që kishte njoftuar shërbimet e policisë për prishje të qetësisë publike, në një lokal”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Të 4 të arrestuarit dhe dy të hetuarit i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)
24 Dhjetor, 08:09
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
Kjo ndodh sepse shteti kur jep lejet e lokaleve nuk u kerkon te plotesojne kushtet akustike,si muret,dysheme,tavane,xhama te veshura me soundproof.
Përgjigju