Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinë 56-vjeçari, po hynte në banesë! Autori ishte maskuar me kapuç, iku me motor drejt Selitës (EMRI+VIDEO)

TIRANË - Një atentat ka ndodhur rreth orës 20:40, të mbrëmjes së kësaj të diele ( 12 janar 2025) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje në automjetin e tij, teksa po futej në shtëpi. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi dhe është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës. 

56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.

Sipas informacioneve të deritanishme, 56-vjeçari kishte një mobileri së bashku me vëllain e tij, në zonën ku u vra, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal. 

Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, për të zbuluar shkaqet e mundshme të këtij ekzekutimi.

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën",- informoi policia e kryeqytetit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)

Afro 2 orë pas ngjarjes, policia ka lëvizur me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Ora 22:10
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra

Tirana është tronditur mbrëmjen e kësaj të diele (12 janar 2025), nga ekzekutimi i një 56-vjeçari të identifikuar si Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta. 

Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se 56-vjeçari është pronar i një mobilierie së bashku me vëllanë e tij, e cila ndodhet në zonën ku u vra. Aktualisht, ky fakt është në fokus të hetimeve. Mësohet se 56-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent penal.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 12/01/2025 22:48

    cdo gje mire ne Shqiperine tone. ndryshohen shefat e policise, ministri, po prape atentatet vazhdojne per qejf. dhe nderkohe njerezit ikin naten te pashprese ...

    Përgjigju
  • Erart: 12/01/2025 22:06

    Te dale ministri dhe te numeroje vrasjet, del me raport ka me pak vrasje se vjet. Turp, as ne 97ten sjane vrare kaq shume

    Përgjigju
  • edi: 12/01/2025 21:38

    rrofsh o edi rama se na kenaqe..rend e siguri me lopate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve