Report tv siguron foton e Oltjon Klosit, 36-vjeçarit të cilit iu vendos lëndë plasëse në automjet në orët e para të ditës së sotme në rrugën Vasil Ndocka” në kryeqytet.
Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit. Klosi figuron me precedent penal për konflikte në Shqipëri. Autori është fiksuar në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin te automjeti.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Tritol një automjeti të parkuar, pronari me precedent penal, shkak dyshohet aktiviteti i 36-vjeçarit në Spanjë (EMRI-FOTO)








