TIRANË - Përfundon sot projekti për instalimin e sistemit të ngrohjes në çerdhen numër 20 në kryeqytet.
160 fëmijët që frekuentojnë këtë kopsht nga sot do të kenë ambiente komode, të rehatshme dhe të ngrohta. Falë një investimi të Bashkisë së Tiranës, prej 3 milionë lekësh (të reja), është kryer rikonstruksioni i tij, si dhe është instaluar sistemi i ngrohjes me paleta.
Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Nevila Xhindi, e ka parë nga afër përfundimin e punimeve në këtë kopsht në kopshtin nr. 20, i cili në fakt është vetëm njëri nga rrjeti i pesë kopshteve që Bashkia e Tiranës me një fond prej 29 milionësh (të reja), ka instaluar sistemin e ngrohjes, për t’u garantuar një dimër të ngrohtë vogëlushëve të kryeqytetit.
Krahas sistemit të ngrohjes, në këtë kopsht është kryer dhe rikonstruksioni i pjesshëm duke e bërë më komod qëndrimin për rreth 160 fëmijët që e frekuentojnë atë.
Prej dy vitesh Bashkia e Tiranës me prioritet ka filluar investimet në sistemin e ngrohjes në kopshte dhe çerdhe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com