Tiranë, roja vret 35-vjeçarin
kishte shkuar për të vjedhu

Tiranë, roja vret 35-vjeçarin<br />kishte shkuar për të vjedhu
TIRANE - Shkon për të vjedhur pikën e inerteve dhe vritet nga roja 18-vjeçar. Kjo është ngjarja e rëndë e cila shënua mesnatën e së dielës, (18 gusht)  në fshatin Arbanë, rreth 10 km larg Tiranës. Sipas policisë mësohet se viktima Astrit Marku së bashku me shokun e tij, Andi Allamani kishin shkuar për të vjedhur në një firmë private në fshatin Arbanë. Sapo i është afruar rrethimit Marku është qëlluar nga roja e pikës së inerteve, Kleando Zefi, 18 vjeç. Ndërsa shoku i tij Andi Allamani ka mundur të largohet, por është arrestuar nga policia disa orë më pas.

Në polici Allamani ka pranuar se kishin shkuar për të vjedhur dhe se shoku i tij 35-vjeçar ishte qëlluar nga roja e pikës së inerteve. Edhe autori 18 vjeçari Zefi ka pranuar krimin duke shtuar se kishte qëlluar pasi i kishte bërë thirrje të largoheshin. “Ne vajtëm për të grabitur sende të ndryshme në firmën private të inerteve. Kur kemi qenë duke u larguar Astriti u qëllua nga roja i objektit. Nuk pati përleshje mes nesh. Pashë Astritin që ra dhe u largova menjëherë”, mësohet se ka dëshmuar Andi Allamadhi. Krimi është pranuar edhe nga vetë 18-vjeçari, i cili ka pohuar se ka hapur zjarr duke qëlluar mbi Astritin.

Ndërsa ka rrëfyer se arma që mbante nuk i ishte dhënë nga puna, por e kishte të veten, pa leje. “Unë punoj si roje në një firmë private që është për materiale inerte. Dy persona janë afruar për të grabitur një lavatriçe zhavorri. Kur unë i pashë i bërtita që të ndalonin në vend. Por ata filluan të vraponin me shpejtësi në drejtim të makinës për tu larguar. U tremba dhe hapa zjarr ndaj tyre dhe mbeti i shtrirë në tokë njëri nga ta. Ndërsa grabitësi tjetër iku, u largua me vrap. Njoftova vetë policinë për atë që kishte ndodhur dhe unë isha në mbrojtje të fabrikës që të mos grabitej.

Nuk kemi pasur përleshje fizike”, dëshmia e 18-vjeçarit në polici. Për këtë ngjarje fillimisht nga uniformat blu u bë me dije se roja 18-vjeçar Kleando Zefi ishte në kushtet e vetëmbrojtjes. Por nga hetimet dhe dëshmitë u konkludua se mes dy palëve nuk ka pasur përleshje dhe 18-vjeçari kishte një armë pa leje. Roja ka hapur zjarr ndaj dy grabitësve, të cilët kanë tentuar të largohen me automjet. Mësohet se viktima Astrit Marku banonte shumë pranë firmës së inerteve, dhe dje paradite familja e tij hapi dyert e mortit.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festivalin e Solingenit

Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festivalin e Solingenit