TIRANË - Një fëmijë 2 vjeç i komunitetit rom, banues në çadrat e ngritura pas dëbimit nga zona ku po ndërtohen pallate në pronësi të Mihal Delijorgjit është aksidentuar mëngjesin e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit me Shigjeta, pak metra larg çadrës ku jeton vogëlushi me familjet.
Bëhet e ditur se 2-vjeçari, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak për shkak të dëmtimeve të marra është përplasur nga një automjet, pranë Stacionit të Autobusit. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku i është nënshttruar asistencës mjekësore.
Pak ditë më parë, gjatë konfliktit me Milhal Delijorgjit për shkak të dëbimit nga çadrat ku jetonin prej vitesh, përfaqësuesit e komunitetit rom pas takimit me Avokatin e Popullit patën ngritur shqetësimin e sigurisë së jetës së fëmijëve të tyre për shkak të vendosjes në trotuarin, pak metra larg një prej segmenteve rrugorë më të rrahur nga automjetet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com