TIRANE- Një person është ka humbur jetën pasi është rrëzuar teksa po lëvizte me biçikletë në afërsi të Shkollës së Policisë në Sauk. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në periferi të kryeqytetit, kur 60-vjeçari u rrëzua, pasi pësoi një goditje në zemër.
 
60-vjeçari Ndrec Marku po lëvizte me biçikletë në momentin kur është rrëzuar, ndërsa fillimisht u dyshua për aksident.

Por pas hetimeve të forcave policore të mbërritura në vendngjarje ka rezultuar se biçikleta nuk ka pësuar goditje, dhe 60-vjeçari dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

aksidenti tirane
aksidenti tirane

 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)