Tiranë, sekuestrohen 167 doza me heroinë, në pranga 27 vjeçari...autor i vjedhjes së dy makinave

Tiranë, sekuestrohen 167 doza me heroinë, në pranga 27 vjeçari...autor i vjedhjes së dy makinave

Foto ilustruese

TIRANË- Një sasi prej 167 dozash lëndë narkotike është sekuestruar teksa është arrestuar poseduesi i tyre. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Martin Qarri lindur dhe banues në Përrenjas, i cili ishte autor edhe i dy vjedhjeve të makinave në Tiranë.

Referuar burimeve zyrtare, 27-vjeçari në tetor të këtij viti, më konkretisht në datat 11 dhe 30  ka vjedhur dy makina.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R.Sh", njofton policia.

Sasia e lëndës narkotike iu gjet në banesën e të riut. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë