TIRANË - Komisariati nr.1 i Policisë së Tiranës ka sekuestruar sot dy kate shtesë mbi një pallat 6-katësh në afërsi të liqenit artificial si dhe ka nisur procedimin penal të pronarit të tyre, Eduard Helmësit.
Sipas hetimeve, shtesa prej dy katesh rezulton të jetë e parregullt, me mungesë dokumentacioni dhe e ngritur pa përfillur shqetësimet e banorëve përreth.
Operacioni është realizuar nga uniformat blu të komisariatit nr.1 të Tiranës, ku, pas sekuestrimit të objektit ende në ndërtim, u shoqëruan në polici edhe punëtorët.
Ky sekuestrim që u bë sot në kryqëzimin e rrugës "Liqeni i thatë" me rrugën "Eduard Mano", vjen në kuadër të ndërhyrjeve të uniformave blu për të kontrolluar territorin dhe për të ndaluar veprimtaritë e paligjshme, ku më së shumti qytetarët kanë shqetësime me shtesat pa leje që u bëhen nga fqinjët.

(Pamje nga sekuestrimi i apartamenteve që ndodhen në dy katet shtesë pa leje)

(Katet e shtuara pa leje mbi pallatin që ndodhet tek Unaza e re)

(Momente nga shoqërimi në polici i dy punëtorëve)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com