Tre të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish të cilët më pas e shpërndanin në lagjet kryesore të Tiranës.
Report Tv mëson se kokaina sigurohej në Shijak më pas sillej në Tiranë ku kishin bashkëpunëtorin e tyre i cili kishte lidhje me disa rrjete shpërndarësish, në rrugën "Myslym Shyri", në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.
Robert Domi, Andrea Dema dhe Genis Mustafa janë arrestuar sot (31 gusht 2023) në një makinë në rrugën “Vangjus Furrxhi” brenda së cilës gjatë kontrollit u gjet dhe një pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë me peshë 1 kg e 52 gr mbi të cilën ishte simboli i ‘tre yjeve.
Policia sqaron se makina drejtohej nga Genis Mustafa ndërsa Robert Domi, Andrea Dema ishin pasagjerë.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën "Myslym Shyri", në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit” informoi sot policia e Tiranës.
Report Tv mëson se Andrea Dema dhe Robert Domi të dy nga Shijaku, ishin personat që siguronin lëndën narkotike në qytetin e tyre, të cilën më pas e sillnin në Tiranë te bashkëpunëtori Genis Mustafa. Ky i fundit e shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit
Operacioni u kodua “Three stars” (3 yjet) dhe u mor nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të policsië së Tiranës pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në një reagim ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi që të shkohet tek “kokat” e këtyre grupeve kriminale sa më shpejt”
Andrea Dema, 24 vjeç banues në Shijak
Genis Mustafa, 27 vjeç banues në Tiranë
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.
Kokaina, parate dhe sendet e sekuestruara gjatë operacionit "Tre Yjet"
Andrea Dema, Robert Domi dhe Genis Mustafa, të arrestuar gjatë operacionit "Tre yje" 31 gusht 2023
Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi kokaine, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona, Andrea Dema, Genis Mustafa dhe Robert Domi. Ky i fundit është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera, të intensifikojnë goditjet kundër grupeve kriminale që shpërndajnë lëndë narkotike.
Duke përshëndetur dy operacionet e fundit një në Tiranë dhe një në Saranë Balla tha se pret edhe më shumë rezultate.
“Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete, siç janë aksionet e fundit në Tiranë dhe Sarandë. Ndërsa pres më shumë rezultate në ditët e ardhshme, ripërsëris domosdoshmërinë që të shkohet tek “kokat” e këtyre grupeve kriminale sa më shpejt”, nënvizon ministri.
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, nesër Balla dhe Ministrja e Arsimit Kushi do të prezantojnë një plan të detajuar për rritjen e sigurisë në shkolla. Në këtë kuadër ministri Brendshëm fton qytetarët të angazhohen për të ndihmuar në shkatërrimin e këtyre rrjeteve.
“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit duhet ta vendosë shkatërrimin e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike në një prioritet kryesor”, shkruan Balla.
Report Tv siguron fotot e tre të arrestuarve pasi në makinë iu gjet një pako me 1 kg kokainë.
Mësohet se dy nga të arrestuarit, Andrea Dema dhe Robert Domi nga Shijaku, ishin personat që siguronin lëndën narkotike në qytetin e tyre, të cilën më pas e sillnin në Tiranë te bashkëpunëtori Genis Mustafa dhe ky i fundit e shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Njoftimi i policise 31 gusht 2023
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Three stars".
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- R. D., 30 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, banues në Shijak; G. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën "Vangjush Furrxhi", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin G. M. dhe pasagjerë shtetasit A. D. dhe R. D. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 52 gramë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën "Myslym Shyri", në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.
Nuk shkohet tek kokat kaq shpejt Z. Balla. Duhet pune, durim dhe perkushtim, dhe asnje korrupsion. Duhen edhe te penduar qe mund te çojne policine ne nje rrjet, i cili eshte shume i gjate dhe i pamundur te zgjidhet. Ne Spanje kapen 7 T kokë, ne France me tonelata Po ashtu. Me banane te perziera. Pra, lufta eshte nderkombetare dhe duhet shume bashkepunim le policiete e vendeve fqinje, te pakten, ka me pak të korruptuar se ne Policine e Republikes se Shqiperise!
Përgjigju