Tiranë, sekuestrohet punishtja e
detergjentëve falsë, pranga pronarit

Tiranë, sekuestrohet punishtja e<br />detergjentëve falsë, pranga pronarit
TIRANE- Zbulohet një tjetër bazë falsifikimi detergjentësh në kryeqytet, ku prej 6 muajsh Besnik Idrizi falsifikonte e tregtonte produktet e rrezikshme për qytetarët. Antikrimi Ekonomik në policinë e Tiranës ka mundur të arrestojë këtë të fundit dhe të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme produktesh, por ende qytetarët ndjehen të rrezikuar dhe shprehin shqetësim për sigurinë e mallrave që blejnë.
 
Punishtja ndodhej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet, ndërsa prej më shumë se 6 muaj poseduesi i fallsifikonte produktet dhe i hidhte në treg i pashqetësuar nga askush.
 
“A1 Report’ ka vëzhguar tregun industrial të shumicës në kryeqytet ku nuk mungojë disa prej markave të fallsifikuara si” shampo “Palmolive”, detergjent “Ariel”, larës “Mastro Lindo”, etj.
 
Ndërsa qytetarët thonë se janë çmimet e ulta ato që i sjellin në tregje dhe pse kanë dyshime për cilësinë e produkteve që blejnë.
 
Grupi hetimor është ende duke punuar për të tërhequr nga tregu sasinë e tregtuar nga Besnik Idrizi, ndërsa ende nuk dihet se si ky i fundit ka arritur të ndërtojë punishten dhe rrjetin e shitjes në mes të kryeqytetit nën hundën e uniformave blu.
 
TABELA ME DETERGJENTET E SEKUESTRUAR
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- Bidona plastik.
- Etiketa me mbishkrimin “Star Clean” 1 L. 1000 copë.
- Etiketa me mbishkrimin “Star Clean” 2.5 L 1000 copë.
- Etiketa “Fairy” me mase 1 L. 700 copë.
- Etiketa “Mastro Lindo” 540 copë.
- Etiketa me mbishkrimin “ACE BLU” 615 copë.
- Detergjent i amballazhuar i markes “Star-Clean” 132 copë.
- Amballazh kuti kartoni “Mastro Lindo” 100 copë.
- Bidona me kapacitet 200 L. 3 copë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik