TIRANE - Është sekuestruar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme një punishte e falsifikimit të parave dhe shuma përreth 10 milionë lekë të vjetra. Punishtja ndodhej në afërsi të Rinasit.
Operacioni për shkatërrimin e bazës së falsifikimit të kartëmonedhave, i koduar "Aeroporti" është realizuar nga policia e anti-krimit ekonomik.
Deri më tani policia ka sekuestruar makineritë që bënin falsifikimin dhe mjete të tjera të cilat ndodheshin në punishte, si dhe armë zjarri automatike tip 56, ndërsa janë vënë në pranga disa persona.
Janë arrestuar Ermal Kurti, 23 vjeç, Ervis Ziri 18 vjeç, Emanuel Ziri 17, Klodian Ziri 18, Fajton Ziri 26 dhe Ervis Vulka (u arrestua një orë pas përfundimit të operacionit), ndërsa janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin në shoqërinë e Vulkës kur ky i fundit u arrestua. Arrestimi i tyre është bërë në bashkëpunim me komisariatin numër 6 të policisë.
Në një njoftim për shtyp dhënë rreth orë 21:00, zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini dha detaje mbi operacionin “Aeroporti”. Sipas saj, shtetasit e arrestuar dhe një tjetër i shpallur në kërkim, falsifikonin kartëmonedhën 1 mijë lekëshave të rinj në një ambient bastesh sportive.
“Këta persona kanë hedhur në tregun e valutën miliona lekë”, tha Katragjini.
Hetimi ishte i nisur prej disa kohësh dhe ishin përdorur teknika të ndryshme në funksion të evidentimit të veprimtarisë së kësaj punishteje, si filmime, përgjime e të tjera.

(Foto, vendi ku falsifikoheshin paratë)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com