TIRANE- Serbia braktisi sot takimin mes zëvendës ministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në kuadër të programeve për zhvillimin e politikave tregtare nga vendet e rajonit, që u zhvillua sot paradite në hotel Tirana. Delegacioni serb braktisi takimin pasi i pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe delegacioni nga Kosova.
Më 16 qershor Shqipëria bllokoi deklaratën e përbashkët të hartuar nga liderët e rajonit në Samitin Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që u mbajt në Beograd, pasi kërkoi njohjen e të drejtës së Kosovës të marri pjesë në këtë samit.
AKTIVITETI I CEFTA
Më pas aktiviteti nisi me diskutimin e programit për politikat tregtare 2012-2015 që synon thellimin e liberalizimit të mëtejshëm të tregtisë dhe rritjen e investimeve sipas standardeve të tregut të BE-së.
Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, theksoi se bashkëpunimet tregtare mes vendeve në rajonin e Ballkanit kanë mundësi të përbashkëta në fusha të reja zhvillimi. "Rajoni ka mundësi të rrisë shkëmbimet tregtare si dhe investimet në sektorë të ndryshëm të prodhimit dhe ky përbën një objektiv kryesor", tha Bozdo.
Palët ranë dakort të vijojnë me programin e ri të CEFTA-s 2012-2015 (marrëveshja e Tregtisë së Lirë në vendet e Europës Juglindore).
Programi i dytë i CEFTA-s përfshin zhvillimin e partneriteteve strategjike, rritjen e investimeve të ndërsjellta, thellimin e liberalizimit të tregtisë së lirë, heqjen e mëtejshme të barrierave, politika të përbashkëta për integrimin e vendeve në BE, rritjen e bashkëpunimit, promovimin e zhvillimit ekonomik të secilit duke rritur punën e përbashkët me Sekretariatin e CEFTA-s. E nisur në vitin 2007, konsiderohet si pjesë e integrimit të Ballkanit në tregun e Bashkimit Europian. Vendet e anëtarësuara në marrëveshjen rajonale për tregtinë e lirë, CEFTA janë: Shqipëria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com