TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masë e “arrestit me burg” për dy autorët që shantazhonin biznesmenët, pasi i fusnin në kurth. Gardiania në burgun e Vaqarrrit Klodiana Driza dhe ish-gardisti Ermal Mrruku, u ngrinin kurth bizneseve, duke i joshur, e më pas duke i bërë presionin se do bënin publike pamjet filmike të regjistruara.
Duke shantazhuar biznesmenët në këtë mënyrë, Mrruku e Driza përfituan shuma të konsiderueshme parash, makinë dhe apartament.
Gardiania 'hante' grushte nga ish-gardisti që bosët të binin në kurth
Për të mos u kuptuar kurthi që ngrihej ndaj biznesmenëve, gardiania 28-vjeçare Klodiana Driza, është detyruar t’u rezistojë grushtave dhe shkelmave të të dashurit saj Ermal Mrruku, që hiqej sikur ishte bashkëshorti. Keqtrajtimi i saj, ndodhte gjithmonë në sy të “klientit” që ajo kishte peshkuar dhe që së bashku ishin përgatitur për të kryer marrëdhënie seksuale.
Skena e ketrajtimit të 28-vjeçares, sipas akuzës ka ndodhur të paktën në më shumë se dy raste, kjo me qëllim për të krijuar tek “klienti” idenë se Klodiana dhe Ermali ishin vërtet burrë e grua, ndërkohë që vlente edhe për t’i shkaktuar panis viktimës së mashtrimit.
/Shqiptarja.com