TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e objekteve pa leje, në zonën e Ali Demit në Tiranë. Mësohet se gjatë këtij aksioni, pritet të prishen rreth 600 objekte të jashtëligjshme, teksa aksioni i INUK, do të nisë në zonën e Ali Demit për të vijuar drejt qendrës së kryeqytetit.
 
Askioni është përshëndetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë si vijim të shkuljes së çibanëve, që sipas tij, janë lejuar të ndërtohen, nga neglizhenca e Bashkisë së Tiranës.
 
“Vijon ne TR shkulja e çibaneve qe mbine kudo neper trotuare e ne mes te rrugeve te braktisura nga bashkia.” shkruan Rama
   
INUK prej kohësh ka zhvilluar aksione në kryeqytet për shembjen e objekteve pa leje, si dhe për lirimin e hapësirave publike.

Ndërtimet pa leje, Rama: Koha për t'i dhënë fund erdhi
Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Duke u shprehur se këto ndërtime u kanë zënë hapësirë banorëve të Tiranës, kryeministri Rama shkuan në rrjetin social “Twitter” se situata do të përmirësohet.
 
“E paimagjinueshme se sa shumë hapësirë u është zënë banoreve të TR në vitet e fundit, po koha për t'i dhënë fund erdhi”, shkruan kryeministri Rama.

inuk aksion

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)