TIRANE-Dy persona kanë mbetur të plagosur në rrugën “Irfan Tomini” në zonën e Selitës në Tiranë. Gjon Pelicani 27 vjeç dhe Renato Hoxha 31 vjeç janë plagosur në këmbë nga një person i identifikuar me emrin Arti Musai.

Autori është afruar pranë lokalit dhe menjëherë ka qëlluar në drejtim të Gjon Pelivanit. Nga të shtënat ky i fundit ka marrë një plumb në kofshë. Plumbat kanë kapur edhe kamarierin e lokalit Renato Hoxha 31 vjec, i cili gjithashtu është plagosur në këmbë.

Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Taumës. Gjon Pelivani ishte konflikuar me pronarin e lokalit Florjan Musain. Në sherr e sipër është afruar edhe djali i Florjan Musait, Arti Musai. Ky i fundit ka qëlluar drejt Gjon Pelivanit disa herë, duke e lënë të plagosur. Nga të shëtnat ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe kamarieri i lokalit.

Në këtë vend ekspertët kanë gjetur një gëzhojë, çka shton dyshimet se autori ka qëlluar edhe pasi ka qenë duke u larguar me vrap. Në shënjestër të të shtënave ishte Gjon Pelivani. 27 vjeccari nga Tepelena ka qënë i dënuar më parë për vjedhje. Gjon Pelivani në 2015 ka pasur një konflikt me Emiljano Shullazin dhe është plagosur nga ana e Gilamando Danit, tek Rruga e Kavajës.

Policia po heton për ndonjë konflikt të castit mes Gjon Pelivanit dhe Florjan Musait, por nuk përjashtohet pista e konflikteve të vjetra. Uniformat blu ngritën pika të shumta kontrolli në zonën e Selitës dhe tek Unaza e re, por nuk bënë të mundur arrestimin e autorit. Policia e Shtetit ka sekuestruar edhe disa pamje filmike, cka mundësoi identifikimin e autorit.

 


lokali selite plagosja pelivani
(Lokali ku ndodhi plagosja)

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

"Më datë 16.02.2018, rreth orës 12:30, në rrugën "Irfan Tomini", gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R. H., 31 vjeç dhe Gj.P. 27 vjeç., të dy jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje ku kanë bërë identifikimin e autorit dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes".

lokali selite plagosja pelivani
(Lokali ku ndodhi plagosja)

 

te shtena tirane selite
(Policia pranë vendit të ngjarjes)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com