TIRANË - Një punonjës i Policisë së Shtetit ka rënë preh e dhënës nga një pronar i një hoteli në Tiranë pas konfliktit për një vend parkimi.

Efektivi i njësisë operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbeti i plagosur lehtë mesditën e të martës në rrugën “Mine Peza”.

Policia arrestoi si person të dyshuar për krimin, Agim Matën, 50 vjeç, i njohur nga policia si pronar i një hoteli luksoz në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë.
 
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, kur efektivi i policisë Jetnor Xhaferri është konfliktuar për shkak të një parkimi me Matën.
 
Pas një debate mes tyre, efektivi i policisë është goditur dhe fyer nga Mata. Sipas policisë gjatë kësaj kohe, Xhaferri i është prezantuar Matës si punonjës policie, por ky i fundit e ka goditur me sende të mprehta që sipas policisë dyshohet të kenë qenë çelësa.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën efektivë të komisariatit të policisë nr.3, të cilët ndaluan në flagrancë Matën me akuzën e plagosjes së lehtë të punonjësit të policisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)