Tiranë/ Shpërndarja e drogës në zonën e Kombinatit, në pranga 47-vjeçari, nën hetim adoleshenti që e bleu (VIDEO)

Tiranë- Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. 

Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Operacioni u finalizua sot (4 Dhjetor) nga Komisariati nr. 6 në kryeqytet.

“Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, shërbimet kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin G. Gj., 18 vjeç”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Efektivët kanë pikasur në Kombinat të dyshuarit, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 18-vjeçari ia kishte blerë lëndën narkotike shtetasit E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Kosova kërkon nga aleatët perëndimorë ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për sulmin në kanalin e ujësjellësit

Kosova kërkon nga aleatët perëndimorë ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për sulmin në kanalin e ujësjellësit