TIRANE-Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm brenda kamionit të tij. Viktima është 50-vjeçari me inicialet V. L.
Sipas policisë, 'kamioni ishte parkuar tek mbikalimi pas “Casa Italia”-s ndërsa nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera'.
Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, ndërsa për përgjigjen përfundimtare pritet ekspertiza mjekoligjore.
Komento