Tiranë/ Shoferi i dehur merr para makinat e parkuara në Kashar, plagosen 2 këmbësorë, mes tyre një polic

Tiranë/ Shoferi i dehur merr para makinat e parkuara në Kashar, plagosen 2 këmbësorë, mes tyre një polic

Foto ilustruese

TIRANË- 3 makina të parkuara janë përplasur nga një 49 vjeçar që po drejtonte automjetin në gjendje të dehur në rrugë dytësore, në Kashar. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy këmbësorë, njëri prej të cilëve efektiv policie.

Fillimisht 49 vjeçari përplasi një makinë të parkuar. Por nuk u ndal dhe vijoi të lëvizte me makinë duke përplasur edhe dy mjete të tjera, gjithashtu të parkuara. Pasi u arrestua në testin e alkoolit rezultoi se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

"Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar. Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l", njofton policia.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën