Tiranë-Një 21 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit pasi merrej me aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
I riu u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”.
"Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, fale inteligjencës policore bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E.N, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi", informoi sot policia.
Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit me inicialet E.N., oficerët gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.