TIRANE - Pas shpërthimit të automjetit në pronësi të 35-vjeçarit Artan Prenga, policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Burime pranë uniformave blu të Tiranës, bënë me dije se i plagosuri njihet edhe me emrin Roberto Prenga, ndërkohë që është person me precedentë penalë. Sipas të dhënave paraprake të policisë mësohet se 35-vjeçari është person i skeduar edhe në Itali, ndërkohë që në Tiranë kishte në zotërim një bar-kafe, pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Ngjarja u regjistrua në zonën e “Komunës së Parisit”, rreth orës 21:40, më 4 mars 2015, në rrugicën pranë stadiumit “Selman Stermasi” ku automjeti tip “Mercedes Benz” ML, me targa AA 948 AF është hedhur në erë me 300 gr ekzploziv. Menjëherë pas shpërthimit, forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Mbërritja e forcave të rendit ka qenë e shpejtë, pasi një patrullë e Policisë është ndodhur me shërbim në vendin ku ndodhi ngjarja.
Sipas një dëshmitari të ndodhur në vendngjarje, ka pohuar se shpërthimi ka qenë në dy faza. I pari ka pasur krismë më të madhe duke shkatërruar makinën, ndërsa i dyti që ka shkaktuar flakët e mëdha. Gjithashtu, sipas dëshmitarit, pas shpërthimit të parë, pronari i makinës është gjendur i shtrirë 2-3 metra larg mjetit të tij, ndërkohë që dëgjoheshin britmat e tij. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë pritur derisa personi i identifikuar nga policia si Robert Prenga ose Artan Prenga të hipte në makinë, dhe më pas kanë shpërthyer në distancë lëndën e eksplozivit që kishin vendosur në makinë.
Shpërthimi ka ndodhur pranë një “Exchange” ku mjeti ishte i parkuar, teksa makina është përfshirë e gjitha në flakë. Menjëherë pas shpërthimit, 35-vjeçari Prenga, me origjinë nga Mirdita, është dërguar më urgjencë në Spitalin e Traumës, ku i’u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për dëmtimet e rënda që ka marrë. Sipas mjekëve, Prenga ka dëmtime të shumta në gjymtyrët e poshme, por është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, dyshimet e para për atentatin ndaj 35-vjeçarit, kanë të bëjnë me të shkuarën e tij kriminale jashtë vendit, kryesisht në shtetin italian.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës, kanë thënë se sektori i krimeve të rënda ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen. Po sipas tyre, zona ku ndodhi ngjarja ka kamera të shumta sigurie, të cilat janë sekuestruar menjëherë për të verifikuar nëse ka pamje të momentit kur është vendosur eksplozivi në automjet. Ende nuk ka detaje lidhur me të kaluarën e 35-vjeçarit, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje familjarët e tij.
Ora 22:32 Artan Prenga i Plagosur
Roberto Gjin Prenga është personi i cili ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake Prenga është 25 vjeç me origjinë nga Rrësheni.
Targat e makinës sipas dyshimeve të para janë të falsifikuara.
Ora 22:22 Një i plagosur në këmbë
Një person ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është nisur për në Spitalin e Traumës por ende nuk dihet identiteti i tij.
Ora 22:11 Shpërthimi tek aviacioni civil
Nga raportimet e para nuk ka të dëmtuar por dëmet materiale janë të shumta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Ora 22:04 Makina e shpërthyer Benz Class
Shpërthimi ka ndodhur në një makinë tip Benz ML ngjyrë gri me targa AA 948 AF. Shoferi i makinës ka shpëtuar ndërsa shpërthimi ka ndodhur menjëherë pasi ai ka hapur derën e makinës. Shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe ka ndodhur sapo shoferi ka hapur derën e makinës.

(Në foto: Automjeti ende në flakë pas shpërthimit) Foto të tjera / VIDEO

(Në foto: Automjeti tip Benz me targë AA948AF ende në flakë pas shpërthimit) Foto të tjera
Vijon...
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com