TIRANE - Një ndërtese në autostradën Tiranë-Durrës është bërë pre e një sulmi me tritol, ndërsa ka shpërthyer kati i parë i saj i cili ishte në ndërtim.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në kilometrin e 7 të autostradës ku ndodhet ndërtesa disakatëshe. Nga shpërthimi me lëndë plasëse tritol pati vetëm dëme të vogla materiale ne katin e pare, pa shënuar të lënduar në njerëz.
Godina në fjalë është në pronësi të Nexhat Sheqit, 54 vjeç, ndërsa dyshohet që shpërthimi të jetë bërë me 150 gram tritol. Policia ka nisur hetimet, dhe pista kryesore është ajo e konkurencës.
Ky objekt eshte drejt përfundimit dhe do të shërbejë si depo farmaceutike e “Rejasi Pharm”, ku do të përfshijë edhe vendosjen e administratës në zyrat e kësaj ndërtese.

FOTO të tjera
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia Online
(Shqiptarja.com)