TIRANË – Një bombol gazi ka shpëthyer pasditen e sotme në lagjen “Karl Gega” në kryeqytet.

Pas sinjalizimit nga banorët, në vendngjarje u dërguan me shpejtësi dy trupa zjarrfikëse që shuan flakët e zjarrit. 

Nga kqyrja e vendngjarjes, mendohet se zjarri ka shpërthyer nga pakujdesia. Nuk ka ende informacion për viktima apo dëme materiale.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)