Tiranë/ Hapin derën e shtëpisë por u plas tritoli, plagosen burrë e grua (Ja pista e policisë)

Një shpërthim i fuqishëm me mbi 150 gramë tritol ka ndodhur në orën 06:22 të mëngjesit në Tiranë pranë një shtëpie private.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Mëzezit në kryeqytet dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur burrë e grua.

Shpërthimi është dëgjuar nga dhjetëra banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë.


Policia në vendin e ngjarjes

Burime mjekësore kanë bërë të ditur për Report TV se të lënduarit ndodhen në spital me disa dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.

Kryefamiljarët e plagosur janë Lulezim Selfo 48 vjeç dhe Lirie Selfo 40 vjeçe, të cilët po marrin mjekim në spital.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një konflikt pronësie, por po heton edhe për pista të tjera.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në oborr dhe ka hapur derën e shtëpisë, ku mendohet se ishte vendosur tritoli.



Porta ku shpërtheu tritoli

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/05/2018 08:11

    Ushtria të marë nën kontroll gjith territorin e republikës si pasuri të saj dhe të informojë popullin se nuk ka asnjë individ me prona. TOKA NUK KA DHE NUK DUHET TË KETË PRONAR!. TOKA I PËRKET REPUBLIKËS!. PRONARI I VËRTETË I TRUALLIT ËSHTË REPUBLIKA!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar