TIRANE - Gjatë stinës së dimrit paqëndrueshmëria e motit dhe ulja e temperaturave bëhen shkas për përhapjen e virozave, sidomos tek të vegjlit, të cilët janë më të predispozuar për t’u prekur nga virozat.
Këtë të dielë në urgjencën e pediatrisë, prindër e nëna me femijë në krahë presin në radhë për të vizituar të vegjlit e tyre. Sipas mjekëve simptomat më të shpeshta tek fëmijët janë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, kolla, rrufa, skuqje sysh e hundësh, si dhe tepmeraturat e larta, shpesh edhe 39-40 gradë.
Mjekët deklarojnë jashtë kamerave se numri i të prekurve është rritur ndjeshëm dhe e kanë të pamundur të përballojnë fluksin me vetëm dy mjek në turn.
Pamundësi e të kryerit të vizitave në kohë, bën që në korridore fluksi të jetë edhe më i lartë. Prindërit tregojnë të shqetësuar se duke pritur me minuta të tera, ne disa raste edhe orë në të njëjtin ambient me të sëmurët e tjerë, fëmijët e tyre rrezikojnë të marrin viruse të tjera, duke ua vështirësuar sëmundshmërinë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO